Reagon BDI – Dega Kumanovë: Me VLEN-in nxënësit shqiptar do të mësojnë rusisht!


Bashkimi Demokratik për Integrim – dega Kumanovë, shpreh shqetsimin se Qeveria e përbërë nga VMRO-ZNAM dhe vazalët e tyre VLEN, pas skandaleve të panumërta në pushtetin qëndrorë, hiç më mbrapa nuk janë edhe në pushtetin lokal.

Ditën kur Republikës së Shqipërisë iu konfirmua data e fillimit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në anën tjetër kryetari i komunës tonë, njëherit edhe kryetari i partisë ZNAM, Maksim Dimitrievski priti në takim ambasadorin rus në zyrat e komunës.

Veprat e tyre po e dëshmojnë vizionin tonë se ne kishim të drejt kur në zgjedhje garuam duke i thënë PO EUROPËS, JO RUSISË!

E sot, fatkeqësisht VLEN, shkelësit e legjitimitetit shqiptar, janë bërë argatët më të mirë e më të dobishëm të dyshes Mickovski – Dimitrievski për tia hapur çdo derë qarqeve pro ruse në vendin tonë.
Me VLEN-in në Qeveri dhe me këshilltarët e komunal të VLEN-it në komunën e Kumanovës, nxënësit tanë për dëshirat e çmendura të Dimitrieveskit me gjasë do të mësojnë edhe gjuhën ruse nëpër shkolla.

Në kohën kur e gjithë Bota po e bojkoton shtetin rus apo gjithçka që vjen nga Rusia, VMRO-ZNAM dhe VLEN po na e detyrojnë edhe gjuhën ruse në shkollë.
Por, BDI nuk do të tolerojë në asnjë mënyrë një poshtërsim të tillë.

I bëjm me dije të gjithë prindërve shqiptar se ne do të mbështesim çdo iniciativë, por edhe do të ndërmarim masat e duhura për ta parandaluar këtë skandal, që me të vërtet nuk është vetëm lokal por edhe ndërkombëtar.