SKANDAL/ S’ka mësim në gjuhën shqipe për nxënësit e Velesit dhe Çashkës


SKANDAL/ S’ka mësim në gjuhën shqipe për nxënësit e Velesit dhe Çashkës

Rreth 25 nxënësve shqiptarë të komunës së Velesit dhe Çashkës iu është mohuar e drejta e regjistrimit në paralelen shqipe në Gjimnazin e Velesit “Koço Racin” me arsyetimin se nuk i plotësojnë kriteret, respektivisht pikët për pranim.

Gjithashtu edhe shkolla e mesme Ekonomike “Jovçe Tesliçkov” në Veles nuk i ka pranuar dhe të njejtëve nxënës u është mohuar e drejta e arsimit në shkollë të mesme në gjuhën shqipe.

Prindërit e nxënësve kanë bërë kërkesë tek zv/ministri, por i njejti nuk i është përgjigjur dhe nuk ka pranuar të zhvillojë takim me ta me arsyetimin se nuk mund të bëjë asgjë pa ministreshen.