Mexhiti tha se nuk mund të ndërhyjnë në politikat lokale, megjithëse shtoi se janë kundër saj dhe se shprehu besimin se një vendim i tillë do të kundërshtohet nga këshilltarët shqiptarë në Kumanovë – si të VLEN poashtu edhe të Frontit Europian.
“Këshilltarët shqiptarë që janë në Kumanovë, pa marrë parasysh a i takojnë VLEN-it, Frontit… me siguri do ta kundërshtojnë këtë ide dhe nuk do ta mbështesin, por i mbetet atij sepse ai mandatin e ardhshëm do të dalë të kandidojë dhe do të kërkojë vota shqiptare, dhe mendoj se këto politika komunale, që nuk janë në interes të shqiptarëve, do ta penalizojnë në ditën e zgjedhjeve”, tha Mexhiti.
Por ndyshe nga Mexhiti, këshilltari komunal nga VLEN, Driton Sulejmani ka demantuar Izet Mexhitin duke theksuar se programi ne miraton Ministria e Arsimit e jo këshilli komunal.