Emir Sulejmani zbulon skandalin: Komuna e Zhelinës harxhon mbi 6.000€ për dreka për tre muaj


Emir Sulejmani në Facebook zbulon skandalin: Komuna e Zhelinës harxhon mbi 6.000€ për dreka për 3 muaj.

“Skandaloze‼️

Komuna e Zhelinës harxhon mbi 6000 euro për dreka dhe darka, deri sa këshilltarët komunalë dhe të punësuarit në Ndërmarrjen Publike Komunale nuk marrin pagat e tyre!

Nga muaji Maj deri në fund të Gushtit 2024, Komuna e Zhelinës ka shpenzuar plot 366.000 denarë, apo rreth 6000 euro, vetëm për dreka dhe darka.

Ky akt i shfrenuar papërgjegjshmërie është një goditje e rëndë për çdo qytetar që paguan taksat dhe për çdo punonjës që nuk po merr pagën e merituar.

Mbi 6000 Euro të taksapaguesve, të destinuara për përmirësimin e jetës së qytetarëve, po përfundojnë në tavolinat e luksit të udhëheqësve që kanë humbur çdo ndjenjë përgjegjësie dhe respekti për qytetarët.

Ky fakt është i papranueshëm, veçanërisht në një situatë ku punonjësit e Komunës dhë këshilltarët Komunal janë pa paga për muaj të tërë.

Komuna e Zhelinës po sillet si një pronë private e një grushti njerëzish të pangopur që përbuzin qytetarët.

Ky abuzim kriminal me pushtetin nuk mund të kalojë në heshtje!

Është koha për përgjegjësi dhe transparencë!” shkruan Sulejmani.