Trajnimi i tretë i projektit “Rrjeti Qytetar për Ajër të Pastër në Rajonin Jugperëndimor” u realizua në Kërçovë

Në Kërçovë u realizua me sukses trajnimi i tretë në kuadër të projektit “Rrjeti Qytetar për Ajër të Pastër në Rajonin Jugperëndimor”, i mbështetur nga Qeveria Zvicerane përmes programit Civica Mobilitas.

Aktivitetin e hapi koordinatori i projektit i cili prezantoi qëllimet, aktivitetet dhe rezultatet e pritshme të projektit, duke falënderuar të gjithë pjesëmarrësit për interesimin dhe angazhimin e tyre.

📘 Më pas i angazhuari si ekspert për përgatitjen e programit dhe manualit edukativ të trajnimeve, realizoi një sesion interaktiv me pjesëmarrësit. Përveç prezantimit të materialeve edukative dhe diskutimeve mbi ndotjen e ajrit, profesori i njohu nga afër të pranishmit me instrumentin Klimerko, i cili përdoret për matjen e cilësisë së ajrit dhe është vendosur në pesë komuna të Rajonit Jugperëndimor në kuadër të projektit.

🌱 Trajnimi në Kërçovë përbën një hap të rëndësishëm në forcimin e vetëdijes qytetare dhe përfshirjen e të rinjve në iniciativat për mbrojtjen e mjedisit dhe përmirësimin e cilësisë së ajrit.

Së bashku po ndërtojmë një rrjet qytetar të informuar, aktiv dhe të përkushtuar për një mjedis më të pastër dhe më të shëndetshëm.

SAMSUNG CAMERA PICTURES
SAMSUNG CAMERA PICTURES
SAMSUNG CAMERA PICTURES
SAMSUNG CAMERA PICTURES
SAMSUNG CAMERA PICTURES
SAMSUNG CAMERA PICTURES
SAMSUNG CAMERA PICTURES
SAMSUNG CAMERA PICTURES
SAMSUNG CAMERA PICTURES
SAMSUNG CAMERA PICTURES