kibernetike duke kontribuar në qëndrueshmërinë dhe sigurinë e komunitetit ndërkombëtar.
12. Sot në Tiranë, ne rikonfimuam solidaritetin dhe mbështetjen për Ukrainën, shprehëm devotshmërinë për të marrë pjesë në rikuperimin dhe rindërtimin e pas luftës së Ukrainës që t’i mundsojmë popullit ukrainas të rindërtojë vendin e tij, duke angazhuar të gjithë partnerët, përfshirë kompantië private dhe institucionet ndërkombëtare financiare, me qëllimin për të siguruar mbështetje financiare, investimet dhe njohuritë e nevojshme për të siguruar një të ardhme të begatë për Ukrainën. Ne nënvizojmë rëndësinë e deminizimit në kontekstin e gjerë të ripërtëritjes së Ukrainës si hapi i parë kryesor kundrejt kthimit të sigurt të njerëzve dhe rifillimit të aktivitetit ekonomik dhe agrikulturor.
Ne, miqtë e Ukrainës, konfirmojmë besimin tonë të fortë se vetëm përmes bashkimit do të kemi mundësinë të rikthejmë paqen, qëndrueshmë dhe begatinë në kontinentin europian.”