Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona për të cilët dyshohen se kanë shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu në Istog.
Të njëjtve u janë konfiskuar armët.
“Me datё 10.08.2023, nё disa portale ishin postuar video incizime, nё tё cilat shihen dy qytetar tё cilët ishin duke shtёnё me armё zjarri nё njё aheng. Njësitet relevante tё Stacionit Policor nё Istog, menjëherë kanё marrё masat e nevojshme dhe kanё identifikuar lokacionin nё tё cilin ёshtё shtёnё me armё zjarri”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.
Nё vendin e ngjarjёs janё arrestuar tё dyshuarit:
L.M. i lindur më 1999
D.O. i lindur më 1994
Ndёrsa gjatё bastisjes e cila ёshtё kryer me pëlqimin e personave tё dyshuar, janё gjetur dhe sekuestruar:
Njё armё e gjatё AK-47
Dy karikatorë tё AK-47
Njё armё pistoletё (me gas) Gap cal: 9mm
Njё karikator i tё njejtёs armё.