Një ngjarje e rëndë është shënuar të premten në Bosnje, ku një burrë vrau ish gruan e tij dhe dy persona të tjerë duke e ‘dokumentuar’ ngjarjen live në Instagram. Sipas mediave të huaja, autori plagosi edhe tre persona të tjerë përpara se të kryente vetëvrasje kur u lokalizua nga policia.
Autoritetet nuk dhanë detaje ose motive të mundshme për të shtënat.Burri, i identifikuar nga mediat boshnjake si Nermin Sulejmanoviç nga Gradacaci, së pari postoi një video në rrjetin social Instagram të premten në mëngjes, duke u thënë shikuesve se do të shihnin një vrasje live.
Më pas në video shfaqet ai duke marrë një armë dhe duke gjuajtur një plumb në ballin e një gruaje. Gjithashtu, në video dëgjohet një klithmë e një fëmije aty pranë. I dyshuari ka publikuar një video tjetër në Instagram, duke pretenduar se ka qëlluar të paktën dy persona të tjerë në arrati.