BE-ja ka mungesë të plotë të ekuilibrit të marrëdhënieve me Kosovën – Ora Info

Deputetja britanike, Alicia Kearns ka thënë se Bashimi Evropian (BE) ka mungesë të plotë të ekuilibrit në marrëdhëniet e Bashkimit Evropian me Kosovën.

Kështu ka deklaruar deputetja Kearns pas deklaratave të zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, ku kishte kritikuar Kosovën për mungesë të sjelljeve evropiane.

“Zëdhënësi i BE-së tregon mungesën e plotë të ekuilibrit në marrëdhëniet e BE-së me Kosovën. Të thuash që Kosova ka ‘paaftësi për t’u sjellë në mënyrë evropiane’ është një keqinterpretim i rëndë, por më pas të mos përmendësh veprimet e Serbisë në listën e dhënë më poshtë?”, ka shkruar ajo derisa ka etiketuar diplomatin evropian Josep Borrell.