Ish-ministri Mulaj: Rozeta ik!

ish-ministri-mulaj:-rozeta-ik!

ish-ministri-mulaj:-rozeta-ik!

Ish-ministri i Tregtisë, Ismet Mulaj, thotë se duhet bërë praktikë që pas skandaleve, siç ishte i fundit me rezervat shtetërore, duhet të jap dorëheqje nga pozita.

“Duhet të krijohet praktikë në vend që në raste të tilla, skandaleve, gabimeve të merret përgjegjësia politike se ajo penale është më afatgjate dhe t’u lihet organeve të drejtësisë që të zbardhët e vërteta”, thotë Mulaj për Front Online.

Sipas tij, buxheti i Kosovës është dëmtuar me keqpërdorimin e këtyre rezervave.

“Krejt ato që janë publikuar në media, problematike është tek ministrja dhe kabineti i saj e jo tek stafi civil se këta kanë rënë viktimë të ministres. Hajdari të jap dorëheqje, se siç dukët janë bërë gabime në procedura dhe është dëmtuar buxheti i Kosovës”, u shpreh Mulaj.

Bastisja e sotme e Policisë së Kosovës është zhvilluar në tri lokacione të ndryshme në Prishtinë.

Të arrestuar kanë mbetur drejtori i Departamentit për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave, Irfan Lipovica, drejtori i Divizionit për Rezervat Shtetërore të Mallrave, Hafiz Gara si dhe pronar i restoranit “Bukë e Zemër”, Ridvan Muharremi./FrontOnline