Ndërkohë kryeministri i Kosovës Albin Kurti i njoftoi ministrat e tij për takimet në Greqi. Megjithatë Kurti nuk përmendi asnjë fjalë për zënkën e pretenduar nga Vuçiq. Kryeministri i Kosovës në mbledhjen e Qeverisë tha se në këtë darkë ka theksuar se “anëtarësimi i Kosovës në Bashkimin Evropian nuk ka alternativë” dhe se ka thënë që njohja reciproke me Serbinë “është e domosdoshme”, ashtu si “të drejtat e pakicave në mënyrë simetrike e sipas konventave evropiane”.
Takimi në Athinë, Kurti tha se “i kontribuon bashkëpunimit rajonal dhe procesit të integrimit në BE”. /alsat.mk