S’ia kam frikën uzurpatorëve e kriminelëve – Ora Info

Një pronë në afërsi të zyrave të AAK-së ka nxitur një polemikë në mes të ministrit të Bujqësisë, Faton Peci dhe Yll Bogajt. Peci pretendon se prona është e Ministrisë së Bujqësisë, derisa Bogaj thotë se prona është e familjes së tij. Bogaj në reagimin e tij kishte akuzuar ministrin Peci për shpifje dhe për shantazh.

Peci ka reaguar përsëri, duke thënë se nuk ua ka frikën “uzurpatorëve, zhvatësve e as kriminelëve që Kosovën e duan dhe e shohin si plaçkë”.

Në këtë reagim, Peci ka bashkëngjitur edhe vendimin përmes të cilit obligon pronaren Miradije Bogaj që ta lëshojë pronën brenda një afati një javor. Vendimi është marrë më 21 gusht 2023.