Komunës e Prishtinës së Prishtinës nuk i kanë mjaftuar as 170 ditë për ta ndërtuar rrugën me gjatësi 300 metërshe “Uran Ajeti” në lagjen Mati 1 në Prishtinë.
Projekti për ndërtimin e kësaj rruge ishte nënshkruar më 31 datë dhjetor 2022, ndërsa punimet kishin filluar më 7 mars 2023, por edhe pas kësaj kohe rruga vazhdon të jetë e papërfunduar, shkruan Reporteri.net.
Në kohën kur kishin nisur punimet drejtori i Infrastrukturës, Krenar Xhaferi, kishte paralajmëruar se punimet do të jenë dinamike.
“Jemi duke vazhduar punimet në rrugët “Uran Ajeti” dhe “Ukshin Kovaçica”
Vazhdojmë hapërimin prej-projektit-në-projekt! “, kishte shkruar ai më datë 3 prill të këtij viti, ku kishte publikuar edhe foto nga punimet.
Por nga ky postim më drejtori Xhaferi nuk ka dhënë ndonjë informacion rreth kësaj rruge.
Gazeta Online Reporteri.net ka siguruar foto ku shihet se kjo rrugë ende nuk ka përfunduar, pra rruga është ende në zhavor dhe nuk është e asfaltuar.
Ndërkohë, pasi kanë përfunduar një pjesë të anësoreve të rrugës, kompania punëkryese ka filluar t’i largojë pasi fillimisht i ka vendosur 50 centrimetra në rrugë.
Rruga “Uran Ajeti” është rrugë që lidhet me rrugën “Muharrem Fejza”, rrugën “Jakov Xoxa” dhe rrugë “B” dhe “C”. /Reporteri.net/