Problemit me aplikimin për subvencionimin e teksteve shkollore po vazhdojnë edhe sot.
Një qytetare me emrin Vjollca Rexhepi-Ajeti ka treguar se nga dje është duke e pritur verifikimin e identitetit për të aplikuar për subvencionim.
Ajo është ankuar për procedura të komplikuar në këtë proces.
Procesin e aplikimin ajo e ka krahasuar me aplikimet për vizë në ambasadat perëndimore në Kosovë.
“Une prej djeshit jom tu prit me mu verifiku identiteti! Fotografoje leternjoftimin nga te dyja anet shkarkoje pastaj nje selfie me leternjoftim ne dore!!! Si me apliku per vize!”, ka shkruar ajo, përcjell Nacionale.
Duke komentuar në një status të deputetes së PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, Rexhepi-Ajeti ka publikuar edhe mesazhin nga platforma “e-Kosova”.
Edhe statusi i deputetes së PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, kishte të bënte me këtë çështje.
Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se ky proces po del që nuk është edhe aq i thjeshtë.
“Aplikimi për subvencionimin e blerjes së teksteve shkollore nga MASHT nuk qenka edhe aq i thjeshte. Sidoqoftë është shkelje e të drejtave të caktosh moshën e fëmiut 6-11 vjec që të bëhet suvencionimi nga klasa e 1-5-të. Është zgjedhje e prindit a e dërgon fëmiun në klasë të parë me 5 apo me 7 vjet”, ka shkruar ajo.
Sipas saj, kjo qasje tregon se për këtë Qeveria nuk është prioritet mirëqenia e qytetarëve të Kosovës.
“Kjo qasje e qeverisë na tregon vetëm një të vërtetë, që JETA dhe MIRËQENIA e qytetarit nuk është prioritet. Prioritet është korrupsioni i thellë në çdo fushë, prej grurit, vajit, barnave e deri te librat. Caktone edhe moshën e prindit ndoshta e lehtesoni këtë proces…! Marre! Mjerim! Fundosje!”, ka shkruar Musli-Shoshi.