Nëse iu duket skandaloz po e përsëris edhe një herë – Ora Info

Faton Klinaku nga OVL UÇK vazhdon të mendojë se deklarata e tij ku përmend vrasjen e Kurtit nuk është skandaloze.

Ai e ka përsëritur sërish deklaratën e tij, se më përpara e “vret Albin Kurtin” sesa që e lëshon Kosovën.

Deklaratën e përsëriti pas publikimit të postimit të tij nëpër media.

Reagimi i tij i dytë:

Nëse mediave ju duket postimi im si skandaloz, atëherë të më thonë se:

A më shumë vlen Albini, apo atdheu ynë!

Prapë po e përsëris pra, nëse ju duket skandaloz postimi i mëhershëm:

“Më parë e vras Albin Kurtin sesa ia lëshoj rrugën e iku nga Kosova”.