Shkelje flagrante në konkursin për Drejtor Ekzekutiv në Agjencinë e Kosovës për Produkte dhe Paisje Medicinale – Ora Info

Pas anulimit të konkursit tri herë radhazi për Drejtor Ekzekutiv të Agjencisë së Kosovës për Produkte dhe Paisje Medicinale në kuader të Ministrisë së Shëndetësisë, është ri-publikuar i njejti për herë të katërt.

Në vendimin e anulimit  nga Departamenti për Menaxhimin e Zyrtarëve Publik edhe pse si keshillë juridike ishte afati i ankeses prej 30 ditësh në Këshillin e Pavarur Mbikqyres për 5 kandidatët të cilët ishin perzgjedhur në listën e ngushtë, ky afat nuk u respektua pasi që konkursi u hap përsëri me nderhyrje në kriteret e përzgjedhjes.

Vlen të ceket se në proceduren e parë të konkurimit, konkursi është anuluar në mënyrë të kunderligjshme pas publikimit të listes së ngushtë të kandidatëve edhe pse ishin tre kandidatë të përgjegjshem për te vazhduar tutje, shkruan “Epoka e re”.

Poashtu edhe në proceduren e tretë konkursi u anulua në të njejten fazë pas publikimit të kandidatëve në listen e ngushtë, e që ishin gjithsejt 5 kandidatë të përgjegjshëm.

Njoftimi i parë për vazhdimin e procedurave për kandidatët që kishin hyrë në listën e ngushtë e që ishin tre kandidatë që i kishin plotësuar kushtet: Bislim Bislimi, Granita Selimaj dhe Sejdë Tolaj, ishte dhënë me 27.12.2022, por që ishte anuluar më pas pa ndonje arsye. Edhe njoftimi i dytë për vazhdimin e garës për kandidatët: Ardiana Rugova, Granita Selimaj dhe Sejdë Tolaj ishte lëshuar me datë 08.05.2023 por që edhe ky konkurs sikur i pari më pas ishte anuluar. I njejti njoftim për vazhdim të garës së kandidatëve që i kanë plotësuar kushtet: Hamdi Hajdini, Luan Jusufi, Sejdë Tolaj, Sevdaim Vitia e Valon Jusufi, ishte shpallur me datën 23 gusht 2023, por më pas edhe ky konkurs është anuluar për tu shpallur për herë të katërt i njëjti por me kushte që dyshohet se është duke u pregatitë pë t’iu përshtatur përsonave që janë të afërt me ndoshta qeverinë.

Shtrohet pyetja publike përse ka ndërhyrje të tilla në anulimin e procedurave të konkursit dhe nga kush po ndërhyjet? A po shkelen liritë dhe të drejtat themelore të garantuara me Kushtetutë  për kandidatet të cilët janë duke i plotësuar kriteret e konkursit? A po bëhet diskriminim dhe trajtim jo i barabartë për kandidatët konkurues?

Sigurisht që pergjigje në keto pyetje duhet urgjentisht të japin para organeve të hetuesisë ata të cilët janë të involvuar në këto shkelje të rënda penale.