Cilin politikan të PDK-së ka pasë dëshirë Albin Kurti ta vriste përmes sekserit të tij Ridit? – Ora Info

Pas deklaratës së Faton Klinakut të OVL-UÇK-së, ka reaguar deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu

Haxhiu ka thënë se Klinaku është treguar i pamatur me deklaratën e tij pasi i ka shku për shtati VV-së e cila që nga themelimi nxitë vazhdimisht vlla-vrasje, përçarje e shkatërrimin e shtetit.

Ai tutje shton se Klinaku tashmë i ka ‘zgju’ nga gjumi LVV-në, të cilët sipas tij ishin të heshtur dhe nuk postonin as statuse pas skandaleve të fundit të Qeverisë.

“Faton Klinaku me deklaratën e tij është treguar i pamatur pikërisht duke i shkuar për shtati VV-së e cila që nga themelimi nxitë vazhdimisht vlla-vrasje, përçarje e shkatërrimin e shtetit.Klinaku i paska zgju nga gjumi LVV- në se ka disa muaj janë heshtur e besa as statusa nuk kishin ftyrë me postu në rrjete sociale, nga skandalet e çdoditëshme të Qeverisë. VV-së nuk i ka penguar as vjedhja e rrymës, as vjedhja e grurit, vajit, sheqerit, as arrestimi i sekserit Ridit e dilerit të drogës asambleistit të LVV-së Mujecit” shkruan Haxhiu.

Tutje Haxhiu ngriti edhe një pyetje.

“Pse LVV-ja nuk përgjigjet cilin politikan te PDK-së ka pasë dëshirë Albin Kurti ta vriste përmes sekserit të tij Ridit?

Reagimi i plotë: