Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, është ngatërruar në një postim që ka bërë sot në Facebook.
Mbishkrimi dhe vegëza që ajo ka shpërndarë, nuk kanë lidhje fare me njëra-tjetrën.
Rizvanolli e ka shpërndarë një lajm për 26-vjetorin e vdekjes së Nënë Terëzës, por në mbishkrim të këtij postimi, ajo ka folur për heqjen “e një pengese të madhe” për vendosjen e sistemeve diellore nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësnir dhe Infrastrukturës.
“Një pengesë e madhe për vendosjen e sistemeve diellore e raportuar nga qytetarët është hequr nga MMPHI.
Këtë postim, Rizvanolli e ka fshirë pas disa minutash. Më pas ka bërë një postim tjetër, ku ka zëvendësuar linkun e lajmit me postimin e Ministrit Liburn Aliu./Express