Lajçak kërkon mbështetje në Berlin për takimin e 14 shtatorit në Bruksel – Ora Info

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, të enjten është takuar me Jens Plotner, këshilltarin e Kancelarit gjerman  Olaf Scholz.

Po ashtu, Lajçak ka pasur takim edhe Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë.

Si temë kryesore ka qenë takimi i nivelit të lartë në mes Kosovës dhe Serbisë, ku më 14 shtator në Bruksel do të takohen kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Atë takim Lajçak e ka cilësuar si rrugë drejt normalizimit të marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë.

”Pati diskutime të rëndësishme në Kancelarinë dhe @GermanyDiplo sot për gjendjen e lojës në Dialog dhe rrugën përpara përpara takimit të javës së ardhshme. U fokusua në nevojën për progres në zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit. Faleminderit për mbështetjen e fortë 🇩🇪”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

Takimi i 14 shtatorit vjen, pasi në muajt e kaluar të këtij viti ka pasur tension në Veriun e Kosovës, pas zgjedhjeve lokale të prillit në komunat veriore.

Ato zgjedhje i fituan kryetarët shqiptarë, pasi votimet u bojkotuan nga Lista Serbe, parti që hapur është e lidhur me Beogradin zyrtar.