Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani takohet sot me Stoltenberg

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të takohet sot me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg në selinë e NATO-s në Bruksel.

Edhe pse misioni paqeruajtës është prezent në Kosovë që nga viti 1999, i njëjti vazhdon t’iu referohet krerëve shtetërorë pa titujt përkatëse.

Në agjendën e publikuar nga Zyra për media e NATO-s, Osmanit as kësaj radhe nuk i janë referuar si presidentja e Republikës të Kosovës, por vetëm “Ms. Vjosa Osmani, Sadriu from Kosovo”.

Ndërkaq aty bëhet e ditur se pas takimit Osmani dhe Stoltenberg do të mbajnë konferencë për media. Sipas njoftimit, konferenca është paraparë të mbahet në ora 14:30.