Aksidenti në Greqi, MPB: Kufiri është në funksion

1 min read


Ministria e Brendshme njofton se vendkalimi kufitar me Greqinë është funksional dhe nuk ka pasur ndalesa si pasojë e aksidentit në “Evzoni”.

Ky reagim i dikasterit të Brendshëm vjen pas informacioneve të publikuara në disa media se hyrja për në Greqi është ndaluar për orë të tëra.

Në aksidentin e mëngjesit të sotëm mes një veture dhe një autobusi në pjesën e Greqisë u regjistruan të paktën 4 viktima dhe 40 të tjerë të lënduar./ Alsat.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published.