Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të hënën ka përkujtuar ish-presidentin e Kilit, Salvador Allende në 50-vjetorin e vdekjes së tij.
Përmes një postimi në platformën “X”, ai ka thënë Allende vdiq heroikisht nga një grusht shtet që çoi në zhdukjen e mijëra njerëzve.
“Sot ne nderojmë Salvador Allende, i cili vdiq heroikisht 50 vjet më parë në një grusht shteti brutal që çoi në zhdukjen e mijëra njerëzve. Të zhdukurit përfaqësojnë trashëgiminë e tmerrshme të botës, por edhe detyrën solemne – që të bëjmë gjithçka që mundemi për t’i afruar ata që lanë pas”, ka shkruar Kurti.
Today we honor fmr
President Salvador Allende, who died heroically 50 yrs ago in a brutal coup leading to the disappearance of thousands. The disappeared represent the world’s terrible legacy but also its solemn duty—to do all we can to bring closure to those they left behind. pic.twitter.com/XkzkYN60WR
— Albin Kurti (@albinkurti) September 11, 2023