Edhe një vit tjetër në Teatrin Steve Jobs në Apple Park po pritet prezantimi i harduerëve më të fundit të Apple. Pritshmëritë nga ky eveniment janë të qarta: modele të reja iPhone dhe Apple Watch, produkte që Tim Cook dhe ekipi i tij kanë shpenzuar vite duke i rafinuar saqë do të ishte çudi të shikonim diçka që mund të duket ndryshe në kuptimin e plotë të fjalës. iPhone padyshim janë produkti më popullor i Apple ndërsa ju ftojmë të qëndroni me ne për informacionet më të fundit rreth kësaj ngjarjeje.
Ndërsa padyshim që iPhone 15 ka për të qenë vëmendja e vërtetë e evenimentit të 12 Shtatorit të Apple, mund të përfundojmë edhe me disa produkte të tjera si një çift i ri kufjesh AirPods së bashku me disa përditësime të Apple Watch.
Një prej përditësimeve më të spekuluara të linjës iPhone 15 është përdorimi i portës USB-C. Secili model do të vijë me Ishullin Dinamik, por raportimet sugjerojnë se vetëm Pro dhe Pro Max do të kenë Butonin e Aksionit që zëvendëson butonin Mute.
Ndërkaq flitet për ndryshime të orëve inteligjente siç është një kasë e errët prej titani për Watch Ultra 2 dhe një çip i përditësuar i Watch Series 9. Apple AirPods Pro gjithashtu pritet të marrin një përditësim ku kasa e tyre gjithashtu do të ketë portën USB-C.
Tim Cook bën një përmbledhje të të gjitha produkteve prezantuar përgjatë 12 muajve të fundit.
Apple Watch Series 9 vjen me procesorin e ri S9 SIP i cili ka 5.6 miliardë tranzistorë, 60 përqind më shumë sesa S8 dhe fuqi grafike 30 përqind më shumë.
S9 ka një çip të gjeneratës së dytë ultra wide band falë të cilit përdoruesit mund të shohin distancën e saktë nga iPhone.
Kërkesat e Siri do të përpunohen direkt në pajisje me Apple Watch Series 9.
Ekrani i ri Retina ka një ndriçim maksimal prej 2000 nits, ose dyfishin e Watch Series 8.
Motori i ri neural i çipit S9 SIP bën të mundur përdorimin e gjesteve siç është kërcitja e gishtave për tju përgjigjur telefonatave.
Apple Watch Series 9 do të vijë me ngjyra të reja.
Çdo pjesë e orëve inteligjente është prodhuar nga elektricitet i gjeneruar pa emëtime të karbonit.
Zbulohet gjenerata e dytë e Apple Watch Ultra, ora më e qëndrueshme dhe më e fortë e orëve inteligjente të Apple.
Çmimi i Apple Watch do të jetë:
Zbulohet iPhone 15 dhe iPhone 15 Plus:
Ekrani ka një ndriçim prej 1600nits që mund të arrijë deri në 2000 nits nën dritën e diellit, dyfishin e iPhone 14. Vjen në dy madhësi, iPhone 15 6.1-inç dhe iPhone 15 Plus 6.7-inç.
iPhone 15 vjen me ekran OLED Super Retina XDR.
Vjen në katër ngjyra: rozë, verdhë, blu dhe të zezë