Kryetari i Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi është parë së bashku me ministrin e Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi në ballkonin e komunës.
Hetemi, i cili tash e disa muaj po qëndron i mbyllur në objektin e komunës pas situatës së tensionuar lidhur me kryetarët e komunave veriore, çështje që s’ka marrë ende epilog.
I pari i Leposaviqit ka refuzuar të lëshojë zyrën e tij prej kohësh pasi që të kthehet aty, konsiderohet mjaft e vështirë.
Ai është parë në ballkon në një vizitë të ministrit Krasniqi ku së bashku kanë realizuar një fotografi goxha “artistike”./Paparaci