Analisti Agon Maliqi ka publikuar sot propozimin e BE-së në takimin e djeshëm në Bruksel në kuadër të dialogut, e që sipas tij është publikuar nga media të besueshme. Në këtë dokument sipas Maliqit janë paraqitur sekuenca të ngjarjeve që do t’i hapnin rrugë Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, shkruan Gazeta Express.
Sipas përfaqësuesit të lartë të BE-së për politikë të Jashtme dhe Siguri, Joseph Borrell, me këtë propozim është pajtuar presidenti serb, Aleksandër Vuiq, teksa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti jo.
“Siç konfirmojnë tashmë disa media të besueshme, ky është propozimi i BE-së në takimin e djeshëm në Bruksel për sekuencën e ngjarjeve që do t’i hapnin rrugën anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare. BE thotë se Vuçiq ishte dakord me të, Kurti jo”, tha ai.
Tutje Maliqi shtroi pyetjen se “Kush garanton se Serbia bën ndonjë hap pasi Kosova ta krijojë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.
“Problemi kryesor në këtë renditje janë garancitë e ndërmjetësit: kush mund të garantojë se Serbia do të bëjë ndonjë lëvizje pas ASMM? A kanë BE/SHBA fuqinë dhe instrumentet? Kjo frikë buron nga kompromisi i Ahtisaarit të vitit 2008, të cilin Kosova e nënshkroi me garancitë perëndimore, por ja ku jemi”, shkroi tutje Maliqi.