Është arrestuar një person të premten në Istog rreth orës 21:00, për dhunë në familje.
Sipas policisë dyshohet që i njëjti nën ndikimin e alkoolit kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkështortës së tij, ku më pas viktimës i është ofruar ndihmë mjeksore.
Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në mbajtje./Front Online