Vdes tragjikisht ish-ushtari i UÇK-së dhe TMK-së – Ora Info

Në fotografinë e të pamës ia kishin zgjedhur atë me uniformën e Ushtrisë Clirimtare të Kosovës sepse ajo ishte krenaria e tij më e madhe.

Kapllan Beqa, ish ushtar i UCK-së e pastaj edhe pjesëtar i Trupave Mbrojtës të Kosovës vdekjen e gjeti në mënyrë tragjike në malet e fshatit të tij.

Gjithçka ndodhi gjersa po tentonte të siguronte dru për kohën e ftohtë të vitit.

Jeta e vështirë ekonomike dhe pensioni i ulët sipas bashkëluftëtarëve të tij e detyruan që ai të dal në mal të siguroj dru.

“Dihet që pensionet tona janë pensione simbolike, ai ka qenë me pension të TMK-së, djali vec sa ka fillu me punu kështu që kushtet ekonomike e kanë diktu që të shkoj dhe ti bëjë drutë vet. Po ai ka qenë shumë modest. Na i kem thanë vijmë me traktora, ai mos me na ngarku neve ka shku me I bartë vet kështu që ka ardh deri tek momenti tragjik ku aksidentalisht ka ndërruar jetë”, ka thënë Agron Tafaj.

Agron Tafaj, që pjesën më të gjatë të jetës e kishte shok, tregoi që Kapllani kishte dashuri të madhe për uniformën ushtarake.

Prandaj, kishte pasur dëshirë edhe ta shoh djalin e tij në një të tillë.

“kemi qenë të pandarë që nga dita e parë e luftës deri në ditët e fundit, pastaj kemi kalu edhe 10 vite në TMK, Kapllani ka qenë njeri i përkushtuar për uniformë kështu që djali tij ani pse ka përfundu fakultetin e edukimit, ai prap ka insistu dhe djalin sot e ka pjesë të Forcës së Sigurisë së Kosovës”, ka shtuar Tafaj.Në ndërkohe, nga Policia treguan detajisht se si kishte ndodhur rasti.

Sipas dëshmive, ai ishte rrotullisur me mjetin e tij të punës në mal.

“Sipas dëshmitarit, viktima ka qenë duke transportuar dru dhe në një moment është rrokullisë e si pasojë e plageve të marra, I njejti ka humbur jetën. Me urdhër të Prokurorit të shtetit, trupi I pajetë është dërguar për obduksion. Hetimet janë duke vazhuar dhe rasti po hetohet si rast ‘Hetim i vdekjes’”, ka thënë Vesel Gashi, nga policia në Prizren.

Kapllan Beqa ishte 58 vjeçar dhe jetonte në fshatin e tij të lindjes, Studencan të Suharekës ku pikërisht e gjeti edhe vdekjen./dukagjin