Në qytetin Auckland të Zelandës së Re po qëndrojnë pesëmbëdhjetë pjesëtare të Policisë së Kosovës, ku po marrin pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Grave në Polici “IWPC2023”.
Gjatë qëndrimit në Zelandë të Re, pjesëtaret e Policisë së Kosovës kanë parakaluar edhe në Paradën e Kombeve.
Ambasada e Kosovës në Zelandë të Re ka shpërndarë disa fotografi nga ky moment derisa ka shkruar “Parada e Kombeve mëngjesin e sotëm na bëri krenarë për përparimin e Policisë së Kosovës”.
Edhe ambasadorja e Kosovës në këtë shtet, Jetmira Bërdynaj-Shala ka shkruar se Policia e Kosovës është krenaria jonë.
“Nder dhe krenari t’i bashkohesha përfaqësueseve nga Policia e Kosovës në parakalimin e sotshëm në Auckland, Zelandë e Re. Policia e Kosovës ofron më shumë se siguri, është krenaria jonë!”, ka shkruar në platformën “X”, ambasadorja Bërdynaj-Shala.
Today in Auckland
Fifteen Kosovo Police officers from all over Kosovo participate in the International Women in Policing Conference #IWPC2023. This morning’s Parade of Nations made us proud of the progress of the Kosovo Police.