Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti, ka marrë pjesë në panelin e organizuar nga Parlamenti i Kosovës dhe Ambasada e Zvicrës në Kosovë, me temë diskutimi diplomacinë parlamentare.
Me këtë rast zëvendësministri Ahmeti theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes aktive të parlamentit, përkatësisht deputetëve në diplomaci.
Ai potencoi faktin se Kosova është në disa procese anëtarësimi, si në Këshillin e Evropës dhe Bashkimin Evropian, dhe se roli i Parlamentit dhe deputetëve është i një rëndësie të madhe.
Duke u bazuar në përvojën e fundit gjatë kalimit të suksesshëm të fazës së parë në Këshillin e Evropës, zëvendësministri Ahmeti tha se bashkëpunimi me deputetët e Parlamentit ka qenë i rëndësishëm.
Ai bëri thirrje që gjatë muajve në vazhdim të rritet koordinimi dhe bashkërendimi mes institucioneve, si domosdoshmëri për sukses në rrafshin bilateral dhe multilateral.