Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në Prishtinë.
Të njëjtit dyshohen se pas një mosmarrëveshje në komunikacion kanë kanosur dy ankuesit meshkuj kosovar.
Ndërsa, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Veterrnik, Prishtinë 22.09.2023 – 22:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje në komunikacion kanë kanosur dy ankuesit meshkuj kosovarë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./Front Online