Në nderim të policit të rënë sot në krye të detyrës, Afrim Bunjaku, qytetarët kanë ndezur qirinj para Stacionit Policor në qendër të Prishtinës.
Qirinj kanë ndezur edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama dhe ministri i Bujqësisë, Faton Peci.
Pritet që edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me anëtarë të kabinetit qeveritar të ndezin qirinj.