Vrasja e policit, në Ambasadën e Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe ulet flamuri i Kosovës në gjysmështizë – Ora Info

Ambasada e Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe, ka ulur sot në gjysmë shtizë flamurin shtetit, duke u solidarizuar me zinë e Kosovës dhe popullit të saj, për vrasjen e policit në detyrë Afrim Bunjaku nga sulmi terrorist i grupeve kriminele serbe në Zveçan.

Xhabir Hamiti, ambasador i Kosovës atje, ka publikuar fotografi nga ambasada dhe flamuri i Kosovës që është ulur në gjysmështizë.

“Kosova sot mban zi për vrasjen e një polici, i cili u vra në krye të detyrës gjatë një sulmi terrorist të kryer nga grupet kriminale të Serbisë në komunën e Zveçanit të Kosovës. Ambasada e 🇽🇰🇦🇪 ka nxjerrë 🇽🇰 në gjysmështizë”, ka shkruar ai në platformën X.