Shefit i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, Petrit Ajeti, do të takohet me presidente Vjosa Osmani.
Sipas informacioneve në këtë takim do të marrin pjesë edhe liderët e partive opozitare.
Tema e këtij takimi është terrorizmi që ndodhi të dielën në Banjskë të Zveçanit, e ku mbeti i vrarë një polic i Republikës së Kosovës dhe tre terroristë serbë, raporton eo.
Gjatë ditës së djeshme u kuptua që nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radojçiq, ishte pjesë e sulmit terrorist. Ai shihej në disa pamje të publikuara edhe nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.