Rusia i kërkon Bullgarisë të rishqyrtojë vendimin për t’i dhënë raketa Kievit për sistemet raketore anti-ajrore S-300

Shërbimi Federal Rus për Bashkëpunim Ushtarak-Teknik i bëri thirrje Bullgarisë që të mos dërgojë raketa për sistemet raketore anti-ajrore S-300 në Ukrainë, në mënyrë që të mos shkelet ligji ndërkombëtar.

“Transferimi nga Bullgaria në Ukrainë i raketave për sistemet raketore anti-ajrore S-300 në zonën e armiqësive do të çojë në përshkallëzimin e konfliktit dhe viktima të pafajshme njerëzore”, thuhet në një deklaratë të Shërbimit Federal Rus.