Përfundon aksioni i Policisë në pronat e Radojçiqit, çka u konfiskua? – Ora Info

Janë zhvilluar pesë bastisje në tri komuna janë kryer në disa objekte që nga orët e hershme të mëngjesit nga Policia e Kosovës sot në veri të vendit.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani ka thënë se janë kryer tashmë katër bastisjet e planifikuara, ndërsa në një akoma po zhvillohet aksioni nga ekipet policore.

Aksioni policor po zhvillohet lidhur me sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës mëngjesin e së dielës, ku mbeti i vrarë rreshteri policor, Afrim Bunjaku, një tjetër polic i plagosur e disa të lënduar.

Gjatë këtyre bastisje ka pasur në prona edhe të Millan Radoiçiq që janë kontrolluar.

Më poshtë mund ti shihni fotot: