Serbia ka pasur qëllim që të nis luftë të armatosur kundër Kosovës – Ora Info

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Serbia ka pasur për plan fillimin e një lufte të armatosur në Kosovës, duke shtuar se nga aksioni i Policisë së Kosovës kundër sulmit terrorist janë sekuestruar armë në vlerë mbi pesë milion euro.

Sipas tij, armatimi që është gjetur ka qenë në sasi për ti armatosur qindra luftetarë.

Ai këto komente i ka bërë në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, e cila u mbajt të shtunën, e i cili potencoi se Serbia duhet të ndëshkohet ndërkombëtarisht për sulmin e 24 shtatorit, pasi sipas tij, sa here që ajo nuk është ndëshkuar për gabimet që ka bërë, e njëjta i ka përsëritu gabimet.

“Sot një javë Afrim bunajku ishte end me ne, ne mëngjesin e ditës së nesërm behët një jave që rreshteri Afrimi mbeti i vrara nga sulmet terroristë. Të dielën që shkoj grupet kriminale terroriste cenuan integriteti, sovranitetin shtetëror dhe sigurinë tonë kombëtare. Ata kishin ardhur më një skenar të tyre por që me sukses u eliminuan nga PK-ja”.

“Kemi gjetur armatim për më shumë 5 milion euro dhe sasi të armatimin për qindra luftëtar që dëshmon për planin e fillimit të një luftë të armatosur brenda e kundër republikës së Kosovës. Aratimit ushtarak direktivat politike dhe mbështetja të gjitha vini nga Serbia. Nga e diela që lamë pas më asgjë nuk është e njëtë. Falënderoj institucionet për një kontribut të jashtëzakonshme për të mbrojtur republikën. As një civil i lënduar gjatë intervenimit”, raporton eo.

“Në Republikën tonë nuk ka vend për terrorist, në kërkoj që ata që kanë ikur malit dhe janë në mbrojtjet nga Serbia të ekstradohen. Vigjilenca jonë në veri është dëshmuar që nga ardhja jonë. Ne do të vazhdojmë luftën e krimit nga Serbia”, tha ai./FrontOnline