’’T’i kthejmë buzëqeshjen gruas’’ ofrojnë rikonstruktim të gjirit pa pagesë – Ora Info

Drejtoresha e Klinikës Plastike ,Violeta Zatriqi, ka njoftuar të gjitha gratë të cilat janë operuar nga kanceri i gjirit mund të rikonstruktojnë gjirin e ri me mtoda të sigurta në këtë klinikë.

Zatriqi njëherësh edhe inicatore e këtij rikonstruktimi përms një postimi në Facebook në grupin ‘’Network Prishtina’’ u ka bërë thirrje grave të cilat kanë qenë të operuara nga kanceri i gjirit të rikonstruktojnë gjirin e ri me metoda të sigurta dhe pa pagesë.

Këto operime kryhen në bashkëpunim në mes Klinikës së Kirurgjisë Plastike Rekonstruktive me Shoqtën e Kirurgëve Plastikë Rekonstruktivë.

Sipas njoftimit, gratë të cilat janë të intersuara mund të paraqiten në klinikën e Kirugjisë Plastike nga e hëna deri të premtën nga ora 9 deri 12.