Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka berë përurimin e projketit ‘Zgjerimi i rrugës dhe trotuarit me ndriçim në rrugën “Shabani” në fshatin Vojnoc.
Krasniqi bëri të ditur se këto dy projekte janë financim nga Ministria e tij në vlerë prej 100 mijë euro.
Postimi i plotë:
Shtime dhe Ferizaj
Vizitën bashk me Kryetarin e Komunës, Qemajl Aliun, e nisëm duke përuruar projektin ‘Zgjerimi i rrugës dhe trotuarit me ndriçim në rrugën “Shabani” në fshatin Vojnoc.
Me Kryetarin vizituam edhe Parkun për Fëmijë në fshatin Davidovc. Këto dy projekte, secili mbi 100 mijë euro janë financim i MAPL-së së bashku me Komunën e Shtimes, për të krijuar kushte më të mira për qytetarët.
Pas Shtimes vazhduam në Ferizaj tek familja e Afrim Krasniqit, i cili ka përfituar nga thirrja e MAPL-së për ndërtimin e shtëpisë. Bashk me familjen e tij dhe 56 familje të tjera do të kenë shtëpi të reja të ndërtuara.