Haxhiu e Nagavci nënshkruajnë Udhëzuesin për parandalimin e veprave penale nga nxënësit – Ora Info

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe ajo e Arsimit, Arbërie Nagavci kanë nënshkruar sot Udhëzuesin që synon përkrahjen dhe ndërmjetësimin e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve dhe konflikteve ndërmjet nxënësve.

“Me Ministren Nagavci, nënshkruam Udhëzuesin për ndërmjetësimin ndërmjet bashkëmoshatarëve në kontekstin shkollor, i hartuar nga MD në bashkëpunim me MASHTI me mbështetjen e ekspertëve të Terres de Hommes.

Synimet e këtij Udhëzuesi janë si në vijim:

Nxitja dhe përkrahja e ndërmjetësimit si metodë e përshtatshme e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve dhe konflikteve ndërmjet bashkëmoshatarëve në institucionet e arsimit para-universitar, mosmarrëveshjeve dhe konflikteve të shkaktuara si rezultat i dhunës
🔹Parandalimi i kryerjes së veprave penale nga nxënësit, veçanërisht të nxënësve/fëmijëve nën moshën e përgjegjësisë penale (fëmijëve që nuk i kanë mbushur katërmbëdhjetë (14) vjet).
➡ Udhëzuesi vlen për të gjithë ata të cilët mund të kontribuojnë dhe veprojnë si ndërmjetësues për të zgjidhur konfliktet dhe mosmarrëveshjet midis bashkëmoshatarëve si: nxënësve dhe mësimdhënësve, drejtorëve të shkollave, prindërve, të afërmeve ose personave tjerë” thuhet në njoftim./Front Online