“Tokë e askujt”, Dugolli i VV-së kritikë Ramës: Deklaratë skandaloze, Zot ‘bone hajr’

“toke-e-askujt”,-dugolli-i-vv-se-kritike-rames:-deklarate-skandaloze,-zot-‘bone-hajr’

“toke-e-askujt”,-dugolli-i-vv-se-kritike-rames:-deklarate-skandaloze,-zot-‘bone-hajr’

Deklarata e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, e para pak kohës se veriu i Kosovës është bërë “tokë e askujt” është “skandaloze dhe nuk meriton të diskutohet” ka thënë deputeti i VV-së, Enver Dugolli.

Dugolli ka thënë se Rama “më mirë i bën Kosovës” nëse nuk bën deklarime të tilla.

“…mandej tha se ka qenë tokë e askujt e është tokë e askujt, kjo është skandaloze, thjesht nuk meriton të diskutohet sepse aq larg realitet është sa që zot bone hajr. Nuk e di a ka këshilltar, a ka ndonjë njeri që i rrinë afër. Ne po flasim për një kryeministër të Shqipërisë që si askush tjetër të jetë në krah të Kosovës, ta ndihmon procesin e madje edhe të marr primatin në ndonjë event. Jam i bindur që nuk po kontribuon as pak, lerë më për Shqipëri, e as për Kosovën e rajonin. Me deklarime të tilla ma mirë mos me fol hiç, e ndihmon Kosovën.

Gjithashtu, në një konferencë për media më 28 shtator, Rama kishte bërë thirrje që KFOR-i ta marrë kontrollin e veriut të Kosovës për të parandaluar ndonjë konflikt më të madh, që, sipas tij, sot është më i mundshëm se asnjëherë më parë. Deklarim i cili u kritikua më të madhe në Kosove, veçanërisht nga partia në pushtet.

Dugolli edhe këtë propozim të Ramës e ka konsideruar si të pavend.