Paris, 225 euro për gjashtë orë parkimi

Autoritetet komunale në Paris duken të vendosura për t’u “shpallur luftë” shoferëve të SUV-ve.

Parizianët miratuan në një referendum zhvilluar të dielën (04.02) një rritje të paprecedentë të tarifave të parkimit. Qëllimi është mbajtja larg e automjeteve të mëdha nga qendra e qytetit.

Tarifa e re parashikon që një orë parkim do të kushtojë 18 euro në vendet më qendrore dhe 12 euro në rrethet e kryeqytetit francez.

Kjo nuk është e gjitha: çdo orë që kalon çmimet shumëfishohen.

Kështu llogaritet se për gjashtë orë parkim në qendër të Parisit, shoferi i një fuoristrade do të duhet të paguajë 225 euro, ndërsa për të njëjtën kohëzgjatje në një parking lagjeje do të paguajë 150 euro.