Arbër Ademi: Tentimi për shfuqizimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, gjegjësisht për pezullimin e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare në RMV, edhe pse e dëshirojnë, nuk mund të jetë punë e kryer e Qeverisë njëetnike dhe e koalicionit VMRO-VLEN-ZNAM.
Arsyetimi i Degës së VMRO-së në VLEN, se është Levica ajo që e ka kontestuar Ligjin e gjuhëve në Gjykatën Kushtetuese, nuk është asgjë tjetër pos nënshtrim i radhës dhe zhbërje të çdo të arriture të shqiptarëve në RMV.
VLEN duhet ta ketë të qartë se gjuha shqipe është e shenjtë dhe se çdo përdhosje e saj rrezikon stabilitetin politik dhe etnik në Maqedoninë e Veriut.
Pas ndryshimit të formulës së Balancuesit dhe nënçmimit të shqiptarëve, vazaliteti i VLEN-it duket se nuk ka fund. Megjithatë, të njëjtit duhet ta dinë se historia shqiptare mban mend shumë Rrahman Morina që, për interesa vetjake dhe grupore, shitën çdo gjë kombëtare!