Ish Komandanti i përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe një ndër themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ali Ahmeti, lider i shqiptarëve të Maqedonisë, ka uruar policët e Kosovës në përvjetorin e 25të të tyre.
“Djemtë dhe vajzat më të mira të Kosovës, pas luftës, u rreshtuan në rradhë të forcave të sigurisë duke themeluar policinë e shtetit 25 vite më parë.
Kontributi i tyre për lirinë dhe për shtetin e Kosovës është i jashtëzakonshëm dhe rradhitën ndër shërbimet më të mira policore në rajon, me besueshmëri të lartë tek qytetarët.
Duke kujtuar të gjithë të rënët në detyrë, të gjitha gratë dhe burrat në shërbimin policor në këtë përvjetor, ju them falëminderit për shërbimin tuaj, Zoti e bekoftë Kosovën.” ka shkruar Ahmeti në Facebook.